1st Albanian Open

Në Trofeun “Albanian Open” 28 e 29 Maj, shume te rendesishem per sportin Shqiptar moren pjesë atletet më të mirë shqiptarë te golfit si, Haziz Allkja i cili është mbajtës i disa trofeve,  njëri prej të cilëve është “Primo Lordo Challenge”,Lulzim Lleshi dhe Erjon Tola.

Ne kete eveniment  i cili luhej ne formulen Pitch&Putt kishte perfaqesues nga Italia, Spanja, Usa,  Anglia, San Marino  dhe shume vendeve te tjera duke perfshire dhe ekipin tone te ri.

Gara ishte e forte dhe u fitua nga francezi Richard Jean Claude me 158 pike i ndjekur nga Haziz Allkja i Shqiperise me 162 pike dhe ne vend te trete Italiani Romeo Stefano me 165 pike. Ne kete menyre Shqiperia ne prezencen e saj te pare, arriti te siguroje nje vend shume te rendesishem ne kete klasifikim, duke zene vendin e dyte.

Në mbrëmjen e dates 28 Maj, per nder te Federates Shqiptare te Golfit u organizua një darkë Gala me të ftuar, politikanë, përfaqesues të institucioneve të ndryshme, eksponentë të sportit ndërkombëtar dhe Konsullja shqiptare në Milano, Znj.Nausika Spahia. Në prezantimin e parë publik të  Federatës së Golfit, ishte i pranishem edhe Presindeti i Federatës, Princ Leka II Zogu.

Eventi i datës 28 e 29 Maj 2011, do të jetë moment shumë i rëndësishëm në historinë e sportit Shqiptar, të cilit së fundmi i shtohet edhe sporti elitar i Golfit.

Discussion Area - Leave a Comment




XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>