Balkan Challenge Trophy

Per here te pare ne  sportin Shqiptar , Federata Shqiptare e Golfit merr nje dimension historik dhe merr pjese ne evenimentin me te rendesishem te Golfit , ne Balkan Challenge Trophy.

Ne kete Turne qe zhvillohej ne klubin BlackSeaRama ne Varna te Bulgarise ne nje fushe shume te favorshme per lojtaret e golfit por edhe per ata qe e ndoqen nga afer kete eveniment, moren pjese 13 shtete midis tyre dhe Shqiperia me perfaqesimin e saj me lojtaret: Hazis Allkja , Lulzim LLeshi , Erjon Tola.

Klubi Mbreteror i ST Andrew ne Skoci eshte nje nga organizmat me te rendesishem ne zhvillimin e Golfit ne bote dhe prania e perfaqesuesve te tyre ne kete eveniment e beri kete turne akoma me emocionues. Keta perfaqesues ndoqen nga afer lojen e secilit prej lojtareve por gjithashtu ata zhvilluan mbledhje me secilin nga zyrtaret e Federatave te pranishem ku ne thelb ishin problematikat qe hasin shtete ne zhvillim ne ngritjen e keti sporti elitar. Gjithashtu ne keto takime u diskutua rendesia qe ka Sporti i Golfit ne zhvillimin e Turizmit te nje vendi.

Gara ne BlackSeaRama ishte shume e forte dhe ekipe si Turqia dhe Cekia paten ne grupin e tyre lojtare te talentuar. Loja nga sportistet tane Hazisi , Erioni dhe Lulzimi ishte jashtzakonisht e disiplinuar dhe rezistente. Ata arriten me piket e grumbulluara te zenin vendin e 7 .  Ky rezultat na gezon tha Hazis Allkja  dhe per me teper na inkurajon per sfidat e ardhshme, kurse Erioni shprehet se prezenca e tij ne kete turne ishte nje enderr e kthyer ne realitet dhe se perpjeket e tij per tu bere nje lojtar i famshem vazhdonin.

2 Responses to “ Balkan Challenge Trophy ”

  1. bravo cuna , kshu vazhdoni se na na zbardhni faqen

  2. Uaa sa bukur ! se kisha menduar kurre qe shqiptaret do shkelqenin edhe ne Golf. Me vjen shume mire . Urime

Discussion Area - Leave a Comment




XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>