Seminari i St Andrew ne Prage

 

Per here te pare ne historine e tij , Klubi me vjeter dhe me i famshem i botes “Royal & Ancient Club of St Andrew” organizoi ne Prage te Republikes Ceke,  seminarin dedikuar Golfit ku merrnin pjese kryesisht vendet e Europes ne zhvillim.

Pikerisht ne kete seminar Shqiperia u perfaqesua nga Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Golfit  Z. Marin Harxhi dhe Tranjeri i Kombetares Shqiptare Z. Isi Zeynulahu.  

Seminari u prezantua nga drejtoret kryesor te ketij Klubi te famshem dhe mesazhi i tyre per keto vende ishte jashtezakonisht pozitiv . Gjithashtu ata shprehen deshiren ne emer te Klubit St Andrew qe nuk do rreshtin asnjehere se ndihmuari Federatat ne nevoje per te zhvilluar lojen e bukur te Golfit ne vendet e tyre.

Surpriza e ketij seminari ishte dhe Kupa Legjendare e “British Open” e cila ishte sjelle nga vete klubi per te gjithe te pranishmit,  si motivim ne punen e tyre qe nje dite ajo te ngrehet dhe nga lojtar te ketyre vendeve. Kjo kupe eshte fituar nga lojtare te famshem si Tiger Woods, Nick Faldo , Jack Niklaus, Harry Vardon dhe shume te tjere qe nga viti 1872 kur i riu Tom Morris e ngriti kete kupen e ashtuquajtur ” The Claret Jug” per here te pare.

Per Federaten Shqiptare te Golfit ky ishte nje hap shume i rendesishem drejt objektivave qe ka vete ajo ne te ardhmen e ketij sporti ne Shqiperi.

 

 

Federata pjesmarrese ne kete eveniment ishin:

Shqiperia

Maqedonia

Armenia

Bullgaria

Slovenia

Slovakia

Polonia

Latvia

Estonia

Moldavia

Hungaria

Kazakistani

Ukraina

Cekia

Russia

 

Discussion Area - Leave a Comment




XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>