Balkan Challenge 2012 – Sofia

“Balkan Challenge” 2012  Sofia – Bulgaria

Golf Club ST Sofia


5 Korrik 7 Korrik

Shqiperia erdhi ne kete turne me te njejtet lojtare por kete rradhe kishte edhe nje Tranjer Kombetare i cili eshte eshte nje tranjer i Golfit Profesionist . Ai quhet Isi Zeynulahu dhe eshte shqiptar i kosoves dhe jeton ne Hollande. Isi ne rastin e pare qe u njoh me lajmin e krijimit te Federates paraqiti kerkesen e tij per te qene dhe ai pjese e ekipit tone dhe ajo u pranua me kenaqesi nga FSHG

15 ishin shtetet ne kete turne dhe numri me i madh i perfaqesimit qe nga 2010.

Data 5 korrik

Fillimi i gares ishte nje sfide per lojtaret tane te cilet kishin kundershtare te forte por arriten ta mbyllin raundin e 18 gropave me rezultat te mire. Lojtaret tane ishin te ndare ne 3 grupe te ndryshme dhe performanca e Hazis Allkjes ishte me e mira. Edhe pse temperaturat ishin te larta ata e perballuan kete raund dhe e mbyllen ne kuoten e 166 pikeve . Slovenia ishte ne kete raund liderja e klasifikimit me 103 pike . ( ne golf duhet te kesh pak pike qe te renditesh i mire) . Turqia me 107 pike etj .

Data 6 korrik

Lojtaret  tane bashke me tranjerin e tyre Isin filluan te praktikohen para gares me gjuajtje nga distanca perpara raundit te dyte . Ata ishin optimiste dhe vetebesues dhe kerkonin me shume rezultat ne dy

 

raundet e fundit . Tranjeri Isi ishte shume I impresionuar nga loja e djemve tane dhe ai punoi shume edhe nga ana psikologjike per te beret  te mundur te lojtaret vete kontrrollin e emocioneve .

Raundi i dyte ishte sukeses per Hazizin dhe Erionin pasi ulen piket ndjeshem ne klasifikim dhe e mbyllen me 155 pike.

Data 7 Korrik 

Raundi final

Ky raund filloi me kujdes nga te gjithe perfaqesuesit pasi gabimet do ti kushtonin shume ne klasifikimin perfundimtar.

Treshja Shqiptare e perfundon kete ranund me 152 pike dhe renditet ne vendin e 9 ne klasifikim me numrin total te 473 pikeve .

Turqia arriti fitoren ne kete Trofe dhe Serbia u rendit e dyta .

Mbas gares nje ceremoni permbyllese u organizua ne clubin e Golfit ST Sofia dhe te pranishem ishin Ministri i Sportit Bullgar dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Bullgar.

Ne fjalen e tyre ata falenderuan te gjithe perfaqesuesit ne kete loje qe bashkon dhe forcon miqesi dhe uruan qe kjo loje te marri permasa edhe ne shtetet fqinje si Shqiperia , Maqedonia pasi Golfi jo vetem eshte nje sport i bukur por ne te njejten kohe zhvillon dhe Turizmin e nje vendi.

 

Te pranishem nga Federata Shqiptare e Golfit

Marin Harxhi   Sekretari i Pergjithshem

Erdal Borova   Zv President i Federates

Lojtaret  e ekipit Kombetar

Haziz Allkja  (  stervitet ne Itali dhe jeton ne  Firenze)

Erjon Tola (  stervitet ne Itali dhe jeton Cervinia)

Lulzim Lleshi (  stervitet ne Itali  dhe jeton ne Milano)

Tranjer i ekipit Kombetar

Isi Zeynulahu ( Mesues  Golfi Profesional dhe jeton ne Hollande )

Discussion Area - Leave a Comment




XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>